Tërhiqet Bernie Sanders nga gara për president të ShBA-ve

Bernie Sanders tërhiqet nga gara për president të SHBA-ve. Joe Biden mbetet kandidati i vetëm demokrat përballë Presidentit Trump.

Senatori i pavarur nga Vermonti, Bernie Sanders, lajmëroi tërheqjen e tij nga fushata presidenciale të mërkurën, 8 Prill, duke i hapur rrugën Joe Biden për të kandiduar për Partinë Demokratik përballë Presidentit Donald Trump në nëntor 2020.

Sanders e bëri njoftimin në një telefonatë – konferencë me stafin e tij, por për ta zyrtarizuar pritet të mbajë një deklaratë për mbështetësit e tij pak më vonë.

Pas triumfeve të hershme në garën brenda partiake të demokratëve, Sanders nuk arriti të kryesonte mbi Joe Biden, edhe kur pjesa më e madhe prej 20 kandidatëve fillestar dolën nga gara.

Por do të ishte mbështetja që pjesa më e madhe e delegatëve të Partisë Demokratike i dhanë kundërshtarit të tij, që tregoi se shanset e Sanders për të marr nominimin demokrat për të konkurruar në zgjedhjet presidenciale, ishin të pakta.

Sanders konkurroi me premtimin për një “revolucion” politik dhe premtoi mbulim të shpenzimeve shëndetësore për të gjithë, anulimin e borxheve të studentëve dhe kujdesin falas për fëmijët – propozime radikale qe kritikuan si jorealiste dhe të shtrenjta.

Ai pati sukses në Iowa, New Hampshire, Nevada, Colorado dhe Kaliforni.

Check Also

Agjencia Europiane e Barnave kritikon Britaninë: Shpejtësia për vaksinën, politike

Agjencia Europiane e barnave ka kritikuar autorizimin e shpejtë të vaksinës Pfizer / BioNTech në …

5 të vdekur dhe disa të plagosur, një makinë hyn mes këmbësorëve

Të paktën 5 persona u vranë , përfshirë një fëmijë 9-muaj, dhe disa të tjerë …

Britania autorizon vaksinën e Pfizer, vendi i parë në botë

Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që zyrtarizon një vaksinë anti-Covid për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *