“Të moshuarit izolim deri në fund të vitit”, deklarata e papritur e Presidentes së KE

Të moshuarit mund të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur infektimin me koronavirus.

Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

“E di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”, theksoi ajo, duke shpresuar se një laborator europian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID-19 deri në fund të vitit 2020.

Sipas tē dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona.

Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje.

Check Also

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine …

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *