Distanca midis kryeministrit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon që të shtohet, si pasojë e kërkesës së SHBA-së për të hequr taksën 100% ndaj produkteve serbe.
Por nga kreu i ri i qeverisë ka hezitim, ndërsa ai thotë se do ta shkëmbejë atë me reciprocitetin mes të dyja shteteve.
Por drejtuesit amerikanë nuk duan të humbin kohë, por dialogu të nisë sa më shpejt.
Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett i tha kryeministrit Kurti, se vendi i tij po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ushtarët amerikanë në bazën e “Bondsteel-it” janë një garanci kundra provokimeve serbe.
Largimi i tyre mund të sjellë të tjera tensione.