Super operacion në Stamboll/ Shërbimi sekret turk arrestoi 15 agjentë të MOSSAD-it

Shërbimi sekret turk MIT dhe policia ka kryer një operacion të madh kundër një grupi personash, të cilësuar prej tyre si spiunë të Izraelit. “Hurriyet” bën me dije se grupi, i dyshuar se punonte për MOSSAD-in izraelit, ishte ndjekur prej një viti nga shërbimi sekret turk gjatë aktivitetit të tyre në Turqi.

Operacioni u krye sipas mediave turke në pesë baza të tyret në Stamboll duke arrestuar gjithsej 15 persona, raporton abcnews.al.

Mediat turke pretendojnë se ata ishin rekrutuar nga MOSSAD-i izraelit dhe jepnin informacion atje në lidhje me teknologjinë e Turqisë, aktivitetet e studentëve që vinin nga Palestina, etje.

Të arrestuarit janë dërguar në gjykatë ku pritet të jepet masa e sigurisë.

Titulli nga gazeta turke “Hurriyet”: MIT-i, operacion ndaj spiunëve të MOSSAD-it

Kjo lëvizje e Turqisë ndodh në një moment kur në tavolinë është zgjidhja finale për Sirinë, tensionet me Greqinë dhe Qipron si edhe afrimin e qeverisë së Erdoganit më Rusinë.

Super operacioni i inteligjencës turke, 15 spiunë të MOSAD në pranga

Më herët në Turqi janë organizuar operacione të ngjashme, ku u tha se janë arrestuar agjentë të huaj, por më pas ata janë përdorur si mjet shkëmbimi në negociatat mes shtetit turk dhe shteteve të tjera për çështje politike.

Pritet tashmë të shihet se cili do të jetë reagimi i Izraelit për arrestimet në fjalë.

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *