Spanjë, shkon në rreth 500 numri i viktimave

Zyrtarët e shëndetit publik në Spanjë informojnë se numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 491 nga 309 që ishte një ditë më parë.

Numri i të prekurve ka shkuar në 11 178, duke u rritur me mbi 2000 në 24 orët e fundit, ndërkohë që autoritetet kanë mbyllur kufijtë dhe shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona ku jetojnë rreth 47 milionë persona.

Bilanci i viktimave nga virusi me origjinë nga Kina është rritur kudo, me Iranin që shënoi dhe 135 humbje jetësh të tjera duke e çuar numrin në total 1000.

Bashkimi Europian, ndërkohë, ka planifikuar të vendosë një bllokadë e cila do të shtrihet në të gjithë vendet e zonës Shengen dhe nuk do të lejojë asnjë udhëtar nga vendet e tjera të unionit për një periudhë 30 ditore. Nga kjo bllokadë do të bëjnë përjashtim vetëm familjarët e qytetarëve të BE, rezidentët afatgjatë, punonjësit e shëndetësisë dhe ata që transportojnë mallra.

Check Also

Agjencia Europiane e Barnave kritikon Britaninë: Shpejtësia për vaksinën, politike

Agjencia Europiane e barnave ka kritikuar autorizimin e shpejtë të vaksinës Pfizer / BioNTech në …

5 të vdekur dhe disa të plagosur, një makinë hyn mes këmbësorëve

Të paktën 5 persona u vranë , përfshirë një fëmijë 9-muaj, dhe disa të tjerë …

Britania autorizon vaksinën e Pfizer, vendi i parë në botë

Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që zyrtarizon një vaksinë anti-Covid për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *