Spanja raporton numrin më të ulët të viktimave që prej 24 marsit

Spanja vijon me përmirësimin gradual në betejën kundër pandemisë koronavirus. 605 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, shifra më e ulët që prej 24 marsit.

Shifër më e ulët se e një ditë më parë gjithashtu, ku mediat spanjolle raportuan 683 viktima.

Spanja regjistron më shumë se 157 mijë vetë të prekur nga koronavirusi i ri, ku 85 mijë prej tyre rezultojnë të shtruar në struktura spitalore, ndërsa mbi 55 mijë të shëruar.

E lartë është dhe shifra e pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive: rreth 7,371 të infektuar janë intubuar,në rrezik për jetën.

Check Also

AstraZeneca përgënjeshtron Reuters: Sjellim 180 milionë doza deri në qershor

AstraZeneca konfirmoi të martën në darkë se do të furnizojë me 180 milion doza të …

Holanda vijon me ndalim qarkullimin gjatë natës, lehtëson disa masa

Holanda do të vijojë me ndalim qarkullimin gjatë natës dhe për tre javë ndërsa do …

Integrimi i Ballkanit, Borrell: BE po investon, bëni “detyrat e shtëpisë”

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell ka hedhur poshtë kritikat se unioni ka lënë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *