Si pastroi kryeministri bullgar paratë e krimit në Barcelonë

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov po hetohet nga prokuroria katalanase për pastrim parash dhe lidhje me sindikata kriminale. Ai dyshohet se ka pastruar paratë nëpëmjet të dashurës së tij ish-modele.

Këto akuza e përndoqën Borisov edhe në një samit të BE-së në Bruksel, ku u pyet për skandalin në prani të liderëve të tjerë të unionit europian.

Gazeta spanjolle “elPeriodico” publikoi të premten një raport investigativ ku thuhej se Kryeministri Bullgar po hetohet nga policia katalanase për dyshimin e përfshirjes në pastrim parash dhe krim të organizuar.

Duke folur para gazetarëve në samitin e BE, Borissov hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se Rusia dhe Presidenti Bullgar Rumen Radev po përgatisin një “grusht shteti” kundër tij. Presidenti bullgar ka fituar mbështetje të madhe popullore në Bullgari duke qenë një kritik i fortë i Borisov, të cilin ai e akuzon për tendenca autokratike.

Gazetarët e pyetën Borissov nëse ai do të jepte dorëheqjen, por përgjigjja e kryeministrit ishe se as edhe “një gram e atyre që thuheshin nuk ishte e vërtetë”.

“Një hetim i zakonshëm për pastrimin e parave ka çuar prokurorinë spanjolle te Kryeministri i Bullgarisë”, shkruante “elPeriodico”, duke theksuar se policia Katalanase dhe Zyra e Prokurorisë spanjolle Kundër Korrupsionit po hetojnë nëse Borisov është i lidhur me një skemë ndërkombëtare të pastrimit të parave me destinacionin përfundimtar Barcelonën.

Faktet, sipas policisë katalanase, “tregojnë për ekzistencën e një organizate kriminale”.

Një vilë me vlerë 3 milion euro dhe pasuri të tjera të shtrenjta që kapin një total prej 5 milionë eurosh, janë blerë në Barcelonë nga dy kompani të lidhura me një ish-modele bullgare, për të cilën thuhet se ka ka një marrëdhënie të ngushta me Borissov. Policia Katalanase ka përcaktuar se të ardhurat e Borissov nuk mund të justifikojnë një mënyrë jetese të tillë.

Në Bullgari, zëri për “vilën e Borissov në Barcelonë” qarkullon për një kohë të gjatë, por deri më tani asnjë nga autoritetet përkatëse nuk ka nisur hetimin ndaj kësaj çështjeje.

Por kryeministri la të kuptohet se hetimet u nxitën nga Radev, duke paralajmëruar shkarkimin e presidentit.

Borissov gjithashtu la të kuptohet për ndërhyrjen e rusëve, duke thënë se ata që e ndihmuan presidentitn ishin “oficerë të GRU-së”, agjencisë ruse të inteligjencës

Ai gjithashtu tha se ishte gati të vinte bast me liderët e tjerë të BE-së se kur gjërat të zgjidhen, do të bëhej e qartë se sulmi ndaj tij, “erdhi nga Lindja”.

I pyetur nëse e njihte modelen bullgare apo nëse kishte qenë ndonjëherë në pronën e saj të shtrenjtë në Barcelonë, ai tha se njihte shumë njerëz por nuk i mbante mend të gjithë.

Në Bullgari, Borissov është famëkeq për largimin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në shenjën më të vogël të përfshirjes në korrupsion. Si rezultat, ky skandal është kthye në një bumerang për të dhe qeverinë e tij.

Check Also

Agjencia Europiane e Barnave kritikon Britaninë: Shpejtësia për vaksinën, politike

Agjencia Europiane e barnave ka kritikuar autorizimin e shpejtë të vaksinës Pfizer / BioNTech në …

5 të vdekur dhe disa të plagosur, një makinë hyn mes këmbësorëve

Të paktën 5 persona u vranë , përfshirë një fëmijë 9-muaj, dhe disa të tjerë …

Britania autorizon vaksinën e Pfizer, vendi i parë në botë

Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që zyrtarizon një vaksinë anti-Covid për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *