Shpresë për Italinë, numri i të prekurve s’po rritet më frikshëm

2,158 viktima dhe 23.073 të prekur regjistrohen aktualisht në Itali, si pasojë e Covid-19, teksa vihet re një qëndrueshmëri në tendencën e infektimit, për të mos thënë rënie, raportojnë mediat fqinje.

Shifrat e fundit ndezin një shpresë të vakët në vend; kurba e të prekurve të rinj (në numër, jo moshë; pra prekja e personave të tjerë), që ka shkuar në +11.9% nuk po rritet më me ritmin të cilit kushdo i druhej.

Edhe në Lombardi, rajonin më të prekur vihet re se kurba e përqindjes nuk po rritet. Sa i takon të dhënave të përgjithshme, kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli u shpreh:

“Ka 414 të shëruar të rinj, më shumë se dje. Por pacientët në terapi intensive janë në rritje: 179 më shumë, për një total prej 1,851 në të gjithë Italinë dhe një rritje në Lombardi (gjithsej 823).”

Check Also

Zanafilla e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *