SHBA luan kartën e fundit: Tërheqje trupash nëse Kosova nuk heq tarifat ndaj Serbisë

Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova duket të jetë karta e fundit që SHBA ka për të detyruar qeverinë në Prishtinë për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe. Kjo ide po mbështetet deri në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse jo nga presidenti ende. Në një postim në tuiter, djali i Trump, Donald Trump Jr., miraton qëndrimin e senatorit David Perdue, sipas të cilit me refuzimin për të hequr tarifat, Prishtina zyrtare po heq dorë nga kursi i paqes në rajon. Ndaj SHBA duhet të tërheqë trupat e veta.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë, por politika amerikan qartazi nuk ka një interes të posaçëm në Ballkanin Perëndimor, përderisa konsideron edhe veprime të tilla. Kurti ka mbështetje nga qeveri të Europës dhe nuk e ka fshehur këtë, ndërkohë që çarja mes Europës dhe SHBA ka lënë rrugën për manovra duke adaptuar disa opsione për paqen dhe jo një të vetëm siç kërkon të imponojë SHBA.

Nga ana tjetër, tërheqja e trupave të SHBA nuk barazohet më mbylljen e misionit KFOR dhe në çdo rast ky akt do të vinte në krizë seriozitetin e NATO-s. Por çarja është e pranishme edhe në palën kosovare. Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Europa nuk duhet të fusë hundër në dialogun Serbi-Kosovë nëse nuk ofron heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky deklarim vjen pak ditë pasi ai nënvizoi se Kushtetuta i jep të drejtën që të jetë përfaqësuesi kryesor i politikës së jashtme të shtetit.

Check Also

Reforma elektorale në SHBA, Biden kërkon ndryshim historik të rregullave të Senatit

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për ndryshim historik në rregullat e Senatit, teksa kërkon …

“Nuk do vaksinë? Atëherë paguaj taksë”. Vendi që ndëshkon të pavaksinuarit

Nuk do vaksinë? Atëherë paguaj taksë… Rajoni  i dytë më i populluar në Kanada, Kebeku, …

Princi Andrew do të përballet në gjyq për sulm seksual

Një gjykatë federale në Nju Jork hodhi poshtë mocion për të rrëzuar padinë kundër Princit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *