SHBA, 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore Shqipërisë

SHBA po ndihmon Shqipërinë me 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, por edhe më shumë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot listën e vendeve që SHBA po ndihmon në këtë periudhë pandemie të Covid-19.

Përmes një postimi në Tëitter ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar raportin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit ku konkretisht për Shqipërinë thuhet:

“1,2 milion dollarë ndihmë shëndetësore po ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 693 milion dollarë në ndihmë totale për Shqipërinë, duke përfshirë më shumë se 51.8 milion dollarë ndihmë shëndetësore”.

Check Also

Basha: Fokusi, energjia e rinovueshme, leva kryesore për hapjen e 110 mijë vendeve të punës

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së …

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *