Qeveria “Kurti” nuk e do Vlora Çitakun ambasadore në SHBA

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar shkarkimin e një prej Ambasadoreve më të jetëgjata të Kosovës, Vlora Çitakut. Ambasadorja e Kosovës në SHBA është bërë njohur për mbrojtjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare përballë Serbisë, si dhe përpjekjet e shumta për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Ajo është “fytyra” kryesore e diplomacisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve sipas tij “politikë”.

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik ëqë e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”, thotë ai.

Shkarkimi i Çitakut vjen disa javë pasi ambasadorja njoftoi për njohjen e Kosovës nga Xhamajka, një lajm që rezultoi i rremë, duke i shkaktuar një skandal të madh diplomatik Prishtinës zyrtare. Po ashtu Çitaku njihet si një nga njerëzit më të afërt të presidentit Thaçi dhe të Partisë Demokratike e Kosovës.

Por kryediplomati Konjufca nuk mund ta shkarkojë asnjë ambasador pa marrë miratimin e Presidentit Hashim Thaçi. Kushtetuta dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm i japin kompetenca Shefit të Shtetit të nxjerrë dekret për emërim dhe shkarkim të shefave të Misioneve Diplomatike. Ministri i Jashtëm mund të shkarkojë vetëm diplomatët e rangjeve tjera.

Ish-kryeparlamentari, Glauk Konjufca nuk ka fuqi ligjore dhe kushtetuese ta shkarkojë asnjë ambasador. Të gjitha vendimet për rangun më të lartë diplomatik duhet të shkojnë përmes Zyrës së Presidentit.

Konjufca ka fuqinë ligjore të bëjë propozimin por jo edhe të marrë vendimin final për të kthyer apo shkarkuar një ambasador.

Check Also

Izraeli paralajmëron qytetarët të mos shkojnë në Turqi, kjo është arsyeja

Izraeli ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi, duke përmendur kërcënimet …

“Fortesa” financiare ruse s’mund t’i përballojë sanksionet në afatgjatë

Rusia ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke krijuar mbrojtje të jashtëzakonshme financiare, megjithatë në …

Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Merrni pushtetin dhe largoni Zelenskyn

“Ndoshta hera e fundit që më shihni të gjallë”. Kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *