Presidenti i Brazilit rezulton pozitiv me Covid-19, shtrëngoi dorën me Trump

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi, sipas mediave braziliane.

Rezultatet e një testi të dytë priten gjatë të premtes, për të konfirmuar zyrtarisht koronavirusin.

Të enjten, ndihmësi i Bolsonaro dhe zëdhënësi kryesor i qeverisë Fabio Wajngarten rezultoi pozitiv me koronavirus.

Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë masa paraprake pasi të dy zyrtarët u takuan me Presidentin e SHBA Donald Trump gjatë fundjavës.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zëvendës Presidentin Mike Pence gjatë fundjavës.

Megjithatë Donald Trump deri tani nuk ka pranuar të kryejë testin për koronavirusin. Ai ka lënë të hapur mundësinë që më pas të kryejë teste.

Trump lajmëroi se së shpejti do të fillojnë teste në një masë më të gjerë njerëzish për koronavirusin.

Check Also

Shkurti filloi dhe po mbyllet me rekord infektimesh dhe humbje jete

Situata e pandemisë në vendin tonë ka arritur në një “qëndrueshmëri” të re dhe të …

AstraZeneca përgënjeshtron Reuters: Sjellim 180 milionë doza deri në qershor

AstraZeneca konfirmoi të martën në darkë se do të furnizojë me 180 milion doza të …

Holanda vijon me ndalim qarkullimin gjatë natës, lehtëson disa masa

Holanda do të vijojë me ndalim qarkullimin gjatë natës dhe për tre javë ndërsa do …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *