Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka vendosur që e gjithë Italia të konsiderohet zonë e kuqe, duke marrë shkas nga numri gjithmonë e më i madh i të prekurve nga koronavirusi dhe viktimave që ka shkaktuar ai.
“Nuk do të ketë zonë të kuqe. Masat shtrënguese do të zgjerohen në të gjithë Italinë”, tha Conte mbrëmjen e së hënës.
“Të prekurit dhe viktimat po shtohen shumë”, nënvizoi kryeministri italian, i cili ftoi të gjithë qytetarët që të ndërrojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë lëvizjet.