Pekini dëbon gazetarët amerikanë, Trump cilëson koronavirusin si “kinez”

Në vend që të qetësohen “gjakrat”, duke parë situatën alarmante shëndetësore dhe ekonomike globale për shkak të përhapjes së koronavirusit, tensioni midis Kinës dhe SHBA ka arritur kulme të reja.

Me një vendim të paprecedent gjatë dekadave të fundit, Pekini zyrtar ka deklaruar dëbimin e gazetarëve të disa prej mediave më prestigjioze amerikane që kanë korrespondentë në vendin aziatik, si New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal.

Teknikisht, gazetarëve nuk do t’i rinovohet tesera, dhe nuk do t’ i lejohet raportimi në terren jo vetëm në Kinë, por as në Macao dhe në Hong Kong, vend ky i preferuar nga gazetarët amerikanë.

Vendimi vjen pasi një muaj më parë, Uashingtoni ndryshoi statusin e 5 mediave shtetërore kineze në Amerikë, duke i quajtur “misione të huaja”, praktikisht seli diplomatike dhe jo mediatike. Mediat kineze në këtë mënyrë duhet të njoftonin Departamentin e Shtetit për çdo person që punonte aty, si dhe për çdo ndryshim burokratik dhe administrativ.

Tonet kanë arritur kulmin edhe në frontin e koronavirusit, me zyrtarë kinezë që në deklaratat e tyre nënkuptonin faktin që virusi mund të kishte një prejardhje amerikane, dhe me presidentin e SHBA Donald Trump që në konferencën e djeshme të shtypit për koronaviruasin e ka cilësuar atë si “virus kinez”, duke pasuar kritikat e menjëhershme të Pekinit.

Check Also

Siguracionet, ligjet nuk mbrojnë konsumatorin kur kompanitë falimentojnë

Tregu shqiptar i sigurimeve është zgjeruar ndër vite, si në rastet kur kërkoi vitin e …

Kakofonia e ekspertizave mban pezull të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës

Ardit Dulemata i ka ende të freskëta kujtimet e mëngjesit të 26 nëntorit 2019, gati …

Mësimi online, vendim i trishtë që duhet shpjeguar

Vendimi për të kthyer mësimin online na shqetëson pa masë. Megjithëse mund ta rrokje me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *