Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpall koronavirusin, pandemi

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se përhapja e Covid-19 në të gjithë botën ka arritur në fazën ku mund të përshkruhet si një pandemi.

Në konferencën ditore të së mërkurës drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, zbuloi se tani ka më shumë se 118,000 raste në 114 vende, dhe 4,291 njerëz kanë humbur jetën e tyre.

‘Pandemia nuk është fjalë për ta përdorur lehtë ose pa kujdes. Është një fjalë që, nëse keqpërdoret, mund të shkaktojë frikë të paarsyeshme, ose pranim të pajustifikuar se lufta ka mbaruar, duke çuar në vuajtje dhe vdekje të panevojshme,’ – tha drejtori i përgjithshëm.

‘Përshkrimi i situatës si pandemi nuk ndryshon vlerësimin e OBSH-së për kërcënimin që paraqet ky koronavirus. Ai nuk e ndryshon atë që po bën OBSH-ja dhe nuk ndryshon ato që vendet duhet të bëjnë.’ – shtoi ai.

Tedros tha se disa vende po  vuajnë në trajtimin e përhapjen e Covid-19 për shkak të mungesës së aftësive, ndërsa të tjerë për shkak të mungesës së vendosmërisë.

Check Also

Prokuroria “kundërshton” marrëveshjen e 5 qershorit

Prokuroria e Përgjithshme ka kundërshtuar si antikushtetues dhe kundër frymës së ligjit për organizimin dhe …

Meta kthen ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit: Ndërhyn në procesin zgjedhor

Presidenti Ilir Meta riktheu për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit”, …

I gjithë Ballkani shtrëngon masat anti-Covid, Shqipëria thyen trendin

Qeveritë në Ballkan duket se ishin të vendosura të mos i rikthenin izolimin edhe pse …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *