Nuk ka fund tragjedia nga Covid 19 në Itali, 475 të vdekur vetëm sot

Shifra tepër tragjike vijnë nga Italia për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. 475 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, bilanci më i rëndë i regjistruar ndonjëherë, duke çuar numrin total të viktimave në rreth 3 mijë.

Sipas të dhënave referuar kreut të Mbrojtjes Civile, Angelo Borelli, janë 2 648 raste të reja pozitive me koronavirus, krahasuar me shifrat e një ditë më parë, duke e çuar në 29 710 numrin total të të infektuarve.

Ndërkaq, raportohet se numri i personave të shëruar në 24 orët e fundit është 1084, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 4 025.

Emergjenca nga përhapja e shpejtë e koronavirusit ka vendosur në vështirësi shëndetësinë në Itali. Pandemia ka goditur kryesisht veriun, me rajonin e Lombardisë që rezulton më i prekuri.

“Për fat të keq rastet e reja me të infektuar nuk po reduktohen, përkundrazi vijonë të jenë tepër të larta. Shumë shpejt nuk do të jemi në gjendje të kurojmë të dashurit tanë”, kështu u shpreh presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana që ftoi banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet.

Autoritetet italiane i bëjnë apel të gjithë mjekëve dhe infermierëve që kanë dalë në pension gjatë dy viteve të fundit, si dhe atyre të punësuar në struktura private që të vendosen në dispozicion në këto ditë të vështira.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet që të ashpërsojë masat e sigurisë për të frenuar përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm. Ministri i sporteve, Vincenzo Spadafora, propozon që të ndalohen dhe aktivitetet fizike në ambjent të hapur, pasi nuk po respektohen distancat e sigurisë.

Check Also

BE miraton konkluzionet, konferenca e anëtarësimit shtyhet për në mars

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë të hënën përfundimet për procesin e zgjerimit, …

Merkel s’premton negociata për Shqipërinë: Shpresoj me Maqedoninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh …

Shpërndarja e mandateve të deputetëve, Tirana i merr dy Dibrës dhe Gjirokastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur projektvendimin për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *