Ndonëse në ulje, numri i viktimave edhe këtë të hënë në Itali ka qënë shumë i lartë.
602 viktima raportohen 24 orët e fundit në të gjithë vendin.
Kemi të bëjmë me një ulje në raport me një ditë më parë, konkretisht 49 viktima më pak.
Pavarësisht kësaj, shifrat e viktimave në vendin fqinjë vijojnë të jenë dramatike.
Italia mban rekordin negativ te viktimave duke qendruar ne krye me nje bilanc te rende prej 6078 viktima, dyfishi thuajse i Kines.