“Mos u merrni me folklorin, mafiozët e vërtetë sot janë të padukshëm”

Eurodeputetja Sabrina Pignedoli, politikane e Lëvizjes 5 Yjet në Itali thotë se bossët e krimit kanë ngadalësuar zgjerimin e BE-së në Europën Lindore dhe Ballkan, ku kanë investuar sipas saj shuma të mëdha parash.

Eurodeputetja italiane beson se mafia italiane ka lidhje të fuqishme me bandat shqiptare të drogës dhe sipas saj, Tirana dhe Shkupi nuk mund të bëhen pjesë e BE-së pa u forcuar ligji antimafia në BE.

“Tani është koha e duhur për të forcuar legjislacionin antimafia në Europë. Ne duhet të kemi një ligj të fuqishëm për luftuar mafian dhe atëherë të hapim derën për anëtarë të rinj si Shqipëria, pa probleme”, deklaroi ajo në një intervistë për tabloidin britanik “Express UK”.

Sipas saj, Bashkimi Europian ka lejuar që familjet mafioze të fuqizohen edhe më shumë, duke përfituar nga tregu i përbashkët i unionit dhe subvencionet e Brukselit.

Gjatë periudhave të krizës ekonomike, familjet mafioze italiane si Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta, kanë mbajtur një profil të ulët në vendin e tyre, ndërkohë që po investojnë miliarda euro në firmat në të gjithë kontinentin.

Sipas saj, këto familje po përdorin biznesin e ligjshëm për të pastruar paratë e trafikut të drogës.

Sipas zonjës Pignedoli, vrasjet dhe krimet e dhunshme janë zëvendësuar me ryshfete, ndërkohë që kriminelët përpiqen të qëndrojnë në errësirë.

“Është shumë e vështirë për shtetet e tjera anëtare të kuptojnë se çfarë është në të vërtetë mafia. Gazetat përshkruajnë elementet folkloristike, por kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e mafies”, tha ajo duke folur për mediat britanike.

“Pjesa e dhunshme është pjesa e dukshme, por pjesa më e rëndësishme e mafias është faktori ekonomik”, theksoi ajo.

“Mafia Italiane është një strukturë shumë e fortë dhe shumë profesionale. Për ta, është gjithnjë e më e lehtë të paguajnë ose të korruptojnë dikë sesa ta vrasin”.

Pignedoli i ka kërkuar Europës të miratojë një qasje të re për të trajtuar praninë e mafies në Europë.

Në Itali, janë futur ligje specifike për të trajtuar aktivitetet e paligjshme të mafias, pasi sindikatat e krimit kanë përfituar për dekada të tëra nga rregullat e dobëta.

Legjislacioni mundëson jo vetëm gjurmimin e aktiviteteve të familjeve kriminale, por edhe konfiskimin e pasurive e tyre. Kjo u ka mundësuar autoriteteve italiane të arrestojnë bashkëpunëtorët e bandave të krimit të organizuar edhe nëse ata nuk e kanë shkelur vetë ligjin.

Ky legjislacion ka bërë që mafia të kërkojë mundësi të reja “biznesi”. Fakti që nuk ka pengesa në Europë e bën më të lehtë që mafia të qarkullojë drogë dhe para”, thotë politikania italiane për “Express.Uk”.

“Problemi i vërtetë është kur bëhet fjalë për pastrim parash, ata përdorin mjete ligjore, ata blejnë restorante dhe qendra tregtare, duke u bërë të padukshëm.

Sipas Lëvizjes Pesë Yjet grupet mafioze po inestojnë në ekonomitë e dobëta ta vendeve të Europës Juglindore dhe Ballkanit”.

Zonja Pignedoli tha që prania e mafies në këto vende është e qartë, por qeveritë.dhe vetë Brukseli bëjnë “një sy qorr” për shkak të rritjes në ekonomi që sjell paraja e drogës si dhe lidhjeve të fuqishme politike të bosëve të drogës.

Check Also

Policia në Gjermani do të lejohet të lexojë mesazhet e koduara në biseda

Pas një debati të gjatë, CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një ligj të ri …

Falas për një muaj qarkullimi urban në Prishtinë

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për …

Ndërhyrje në punët e brendshme, Mali i Zi dëbon ambasadorin serb

Mali i Zi ka shpallur non grata ambasadorin e Serbisë dhe i ka kërkuar që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *