Meksika porosit 24 milionë doza të vaksinës ruse kundër covid, Sputnik V

Meksika mund të porosisë vaksinën kundër Covid-19 të prodhuar në Rusi, Sputnik V.

Argjentina është një nga vendet në Amerikën e Jugut që ka nisur vaksinimin e popullatës me vaksinën ruse.

Sipas në zyrtari të lartë shëndetësor në Mesikë, vendi mund të porosisë deri në 24 milionë doza të Sputnik V.

“Ka të dhëna që tregojnë se vaksina është e sigurt. Ne patëm një takim me zyrtarë rusë në Argjentinë dhe arritëm një marrëveshje paraprake që potencialisht do t’i jepte qeverisë meksikane aftësinë për të marrë vaksinat e bëra nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya. Ne jemi duke menduar që mund të përdorim deri në 24 milion doza të kësaj vaksine, për 12 milion njerëz.” – tha nënsekretari i Parandalimit dhe Promovimit të Shëndetit, Hugo Lopez-Gatell, në një konferencë shtypi të hënën.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador më parë kishte udhëzuar Lopez-Gatell të udhëtonte në Argjentinë dhe të studionte fushatën e saj të imunizimit në të gjithë vendin duke përdorur Sputnik V, që ka nisur atje në fund të dhjetorit 2020.

“Rezultatet e vaksinës së zhvilluar në laboratorët në Rusi janë gjithashtu me sa duket të mira, dhe se vaksina do të jetë gjithashtu në dispozicion së shpejti.” – tha Obrador javën e kaluar.

Meksika nisi fushatën e saj të imunizimit në 24 dhjetor 2020, duke përdorur vaksinën Pfizer / BioNTech. Një shtesë prej 430,000 dozash u dorëzuan në vend të martën, tha Lopez-Gatell.

Qeveria miratoi ‘përdorimin emergjent’ të vaksinës së Oxford / AstraZeneca javën e kaluar.

 

Check Also

Agjencia Europiane e Barnave jep alarmin: Disa nga të dhënat e vaksinave Covid-19 kanë rrjedhur në internet

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të martën tha se disa dokumente në lidhje me ilaçet …

Trump: Twitter komandohet nga radikalët e majtë

Pas Facebook dhe Instagram, Trump i mbyllet edhe llogaria në Twitter. Vendimi u mor përgjithmonë …

Demokratët kërkojnë që Trumpit t’i merren kodet bërthamore

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka biseduar me Shefin e Forcave …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *