Masat kundër Covid-19, Peruja kufizon lëvizjet në bazë të gjinisë

Në Peru kufizimet e lëvizjeve janë ashpërsuar në mënyrë drastike. Qytetarëve do t’u lejohet të dalin nga shtëpitë vetëm 3 ditë në javë dhe kjo do të alternohet në bazë të gjinisë.

Presidenti peruan, Martin Vizcarra njoftoi se kufizimet e reja do të aplikohen deri më datë 12 prill.

Ai argumentoi se në të tillë mënyrë kërkohet që të përgjysmohet menjëherë lëvizja e qytetarëve në rrugë.

Burrat do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm të hënë, të mërkurë, të premte, ndërsa gratë të martë, të enjte, të shtunë.

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë punonjësit e shërbimeve shëndetësore, të policisë, mediave, bankave dhe dyqaneve.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një masë të ngjashme për 15 ditë do ta aplikojë edhe Panamaja.

Peruja ka diagnostikuar mbi 1, 400 raste të të infektuarve me koronavirus, prej të cilëve 55 persona kanë vdekur.

Check Also

Izraeli paralajmëron qytetarët të mos shkojnë në Turqi, kjo është arsyeja

Izraeli ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi, duke përmendur kërcënimet …

“Fortesa” financiare ruse s’mund t’i përballojë sanksionet në afatgjatë

Rusia ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke krijuar mbrojtje të jashtëzakonshme financiare, megjithatë në …

Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Merrni pushtetin dhe largoni Zelenskyn

“Ndoshta hera e fundit që më shihni të gjallë”. Kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *