Malta pas vrasjes së gazetares

Vrasja e gazetares që kishte bërë publike rastet e korrupsionit shënoi një pikë kthese për të gjithë Maltën, vendin e vogël europian me më pak se 500 mijë banorë.

Dafne Karuana Galizia u vra 2 vite e gjysmë më parë, dhe hetimet morën një zhvillim të papritur në nëntor të vitit 2019, duke çuar në arrestimin e biznesmenit Jorgen Feneç, i dyshuar si porositësi i vrasjes.

Feneç, nga ana e tij, akuzon Kith Skembrin, drejtorin e kabinetit të ish-kryeministrit maltez, Xhozef Muskat, duke thënë se urdhrin për vrasjen e ka dhënë në fakt ai.

Motra e viktimës, Korina Vela, thotë se Dafne u vra për shkak të detyrës, dhe se është e pamundur që kryeministri Muskat të mos ketë qenë në dijeni, duke qenë se në hetime është përmendur emri i vartësit të tij, Skembi.

Joseph Muscat Parliament

Muskati e kishte mbështetur Skembrin gjatë hetimeve, por më pas u detyrua të dorëhiqet, për shkak të protestave masive në vend.

Partia e tij e zëvendësoi më 13 janar të vitit 2020 me Robert Abelan, djalin e ish-presidentit maltez, Xhorxh Abela, që ka shërbyer si këshilltar ligjor në kabinetin e Muskatit.

Pavarësisht skandalit, partia politike e Muskatit vazhdon të qëndrojë në pushtet, madje me mbështetjen e një numri të madh votuesish nga populli maltez.

Kris Fearne, ish ministër i shëndetësisë dhe i çështjeve me parlamentin, ka marrë rolin e zv/kryeministrit, dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje për hetimet, dhe se policisë e gjykatave do t’u ofrohen të gjitha burimet e mundshme për ta vazhduar punën në mënyrë sa më të plotë.

Para se të krijonte blogun e saj, Dafne Karuana Galizia punonte për gazetën “Times of Malta”, dhe nuk kursente askënd në raportimet, pa pasur frikë se do të ngjallte urrejtje. Blogu mori 400 mijë ndjekës nga e gjithë bota, pothuajse sa popullsia e ishullit të vogël.

“Ajo ishte brutale në të shkruar, ndonjëherë me elemente thashethemesh, por përcillte lajme shumë të rëndësishme, gjë që e bëri të fitojë shumë respekt”, thotë kryeredaktori i ”Times of Malta”, Herman Greç.

Motra e saj, Korina Vela, thotë se ndaj Dafnes u ndërmor një fushatë tepër mizore:

“Mobilizuan opinionin publik duke e bërë të dukej si një personash i lig, çnjerëzor, deri në pikën që kishte frikë të dilte rrugës, se mos e sulmonin. Ia vendosën fytyrat nëpër tabela reklamash në rrugë, dhe madje e bënë personazh në një program televiziv”, thotë Korina Vela.

1024px Global Conference for Media Freedom 48249126567

Më 16 tetor të vitit 2017, ajo doli me makinën të cilën e ndante me djalin e saj, Metju Karuana Galizia.

“Mamaja doli me makinë dhe tha se kur të kthehej mund ta përdorja unë. Dëgjova një shpërthim pak pasi doli, dhe e kuptova menjëherë që ishte bombë. Nuk kishte çfarë të ishte tjetër”, tha djali, i cili e gjeti makinën vetëm 200 metra larg shtëpisë të shkatërruar, me trupin e nënës brenda.

Gazetarja Dafne Karuana Galizia ishte akuzuar shpesh për shpifje dhe kishte marrë kërcënime të shumta. Në vitin 2006 ajo pa t’i digjet shtëpia dy herë rresht, dhe teksa familja flinte jashtë, dikush u vrau një nga qentë.

Metju Karuana Galizia, më i madhi nga tre djemtë e saj, i ruan me kujdes të gjithë artikujt që ka botuar e ëma në 30 vite, si dëshmi e punës së përkushtuar.

“Në një shoqëri tjetër nuk do të kishte qenë kaq figurë e rëndësishme, pasi si ajo ka shumë të tjerë. Por në Maltë ishte e vetmja gazetare investigative”, tha djali i saj, Karuana Galizia.

Për kryetarin e opozitës, kjo është vrasje shtetërore, e kryer nga një bandë kriminale që ka kapur shtetin dhe popullin, duke i çuar drejt kësaj situate të dëshpëruar.

“Kemi qenë një vend normal europian, dhe duam të jemi sërish të tillë, sepse e meritojmë”, tha ai.

Megjthatë, sipas gazetarit Albert Galea, vdekja e saj ka sjellë ndryshim në shoqërinë malteze, pasi njerëzit duan më shumë që t’u dëgjohet zëri dhe bëjnë më shumë thirrje për drejtësi.

Gazetarë të tjerë, si Hermgan Greç, po ashtu thonë se ky sulm ndaj fjalës së lirë i kishte bërë më të fortë, dhe Maltën e kanë bërë një vend më pak të dëshpëruar.

Check Also

Brukseli paralajmëron Francën për “lirinë e mediave”

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të …

Punonjësit me Covid-19/ Plas kaosi në aeroportin e Shanghai-t

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Shanghait u përfshi nga kaosi kur autoritetet urdhëruan një …

Bill Gates parashikon se kur do të përballemi me pandeminë e radhës

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka parashikuar se njerëzimi do të përballet sërish me një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *