Kurti anulon kontratën e kompanisë amerikane “Bechtel Enka”

Kryeministri Albin Kurti duket se ka sfiduar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke anuluar kontratën e kompanisë amerikane “Bechtel Enka”, për ndërtimin e një pjese autostrade.

Lajmi është bërë i ditur gjatë mbledhjes së qeverisë nga Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të paprecedentë vendimin e qeverisë së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë, thjesht me një vendim. Konsorciumi i ka kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka shtuar se koha kur Kosova ka dhënë miliona euro pa bazë ka kaluar dhe se Ministria e ka ngritur këtë çështje si urgjente në qeveri.

“Bechtel-Enka” ka dështuar deri më tani. Rrugëtimi ynë me dy autostradat e deritanishme përfundon sot. Për çdo angazhim tjetër në të ardhmen janë të mirëseardhur të konkurrojnë, të barabartë me secilën palë tjetër”, tha ai.

Check Also

Zanafilla e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *