Koronavirusi mbyll në shtëpi 1 miliard qytetarë të botës

Pothuajse një miliardë njerëz në të gjithë botën kanë qenë të vetë-izoluar në shtëpitë e tyre të shtunën teksa numri i të prekurve nga koronavirusi shkon në 308,592 globalisht.

Masa të rrepta, me qëllim frenimin ose ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, janë marrë pothuajse në të gjitha vendet e prekura nga virusi në botë.

Pandemia ka ndaluar jetën normale pothuajse në të gjithë planetin, duke bërë që lëvizjet të kufizohen, shkollat të mbyllen dhe miliona punonjës të punojnë nga shtëpia.

Më shumë se 900 milionë persona në të gjithë botën thuhet të jenë të mbyllur në shtëpitë e tyre në 35 vende të botës për shkak të pandemisë.

Italia, një komb me 60 milionë banorë, tani përbën më shumë se një të tretën e vdekjeve nga koronavirusi në botë.

Ka një shkallë vdekshmërie prej 8.6 përqind, në mesin e infeksioneve të konfirmuara, dukshëm më të larta se në shumicën e vendeve të tjera.

Franca, Italia, Spanja dhe vendet e tjera të Evropës kanë urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, duke kërcënuar gjobë në disa raste, ndërsa Bavaria u bë rajoni i parë në Gjermani që urdhëroi një bllokim.

Britania mbylli baret, restorantet dhe teatrot dhe paralajmëroi qytetarët të ndalonin hapjen e panikut.

Sipas AFP, pjesa më e madhe, rreth 600 milionë njerëz në 22 vende janë detyruar nga autoritetet të mbyllen në shtëpi si në Itali apo Francë, ndërkohë që ka dhe vende të tjera si Azerbajxhani apo Kazakistani që i kanë vendosur banorët në karantinë.

AFP mes këtyre shifrave përfshin dhe banorët e Bolivisë që janë vendosur në shtetrrethim dhe ata të Iranit që ftohen nga autoritetet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *