Koronavirusi fut në karantinë edhe Britaninë, Johnson: Shmangni klubet dhe kontaktet e panevojshme sociale

Boris Johnson u kërkoi sot të gjithë britanikëve që të ndalojnë çdo aktivitet social të panevojshëm dhe të mos kenë kontakte të panevojshme me të tjerët.

Kryeministri britanik paralajmëroi se koronavirusi është tani në një fazë përhapjeje të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe është koha për të ndërmarrë veprime radikale për ta ndalur virusin e ri.

Gjithashtu, ai tha se kushdo që ka në shtëpi dikë që tregon simptomat e koronavirusit, duhet të izolohet.

“Duhet të shmanget çdo kontakt i panevojshëm. Shmangni restorantet, baret, kinematë dhe udhëtimet, ndërkohë që do të ndalohen grumbullimet masive”, tha Johnson.

Sipas Johnson, masat do të zgjasin deri në 12 javë.

Në Mbretërinë e Bashkuar ka mbi 1500 raste me koronavirus dhe 36 viktima.

Check Also

Presidenti ukrainas, thirrje për masa më të ashpra ndaj Moskës

Raketat goditën kryeqytetin Kiev të premten ndërsa forcat ruse vazhduan të avancojnë. Ndërkohë autoritetet ukrainase …

Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë – mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten mbrëma se Serbia nuk do t’u bashkohet …

Stoltenberg: Rusia i ka dhënë fund paqes në Europë, synimet e Kremlinit nuk mbarojnë me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg, pas samitit të Aleancës doli në një konferencë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *