Kosova ka qenë një ndër shtetet e fundit në Europë që nuk kishte konfirmuar ende raste me koronavirus.
Në një dalje për media kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus.
Të infektuarit me Covid-19 janë një shtetas italian 20-vjeçar dhe një 70-vjeçar nga Kosova.
Sipas ministrit Vitia dy pacientët ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa ka nisur puna për gjurmimin e personave me të cilët mund të kenë patur kontakte.
Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje qytetarëve të mos tregojnë panik dhe të mos paraqiten pranë klinikës infektive për çdo shqetësim që kanë, por të telefonojnë numrin e vënë në dispozicion.