Këto janë tre vende të Europës ku ende nuk ka mbërritur koronavirusi

Europa është kontinenti i dytë pas Azisë që shënon më shumë të prekur nga koronavirusi. Italia mban kryesimin me 7 mijë e 375 të prekur nga të cilët 366 viktima dhe 622 të rikuperuar.

Por në tre vende ky virus me origjinë nga Wuhan i Kinës nuk ka depërtuar ende.

Një prej tyre është Kosova. Disa raste të dyshimta kanë qarkulluar në fund shkurt dhe në fillim mars në vendin ballkanik por të gjitha kanë rezultuar negative. Kosova ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Vendi i dytë është Mali i Zi që pavarësisht shkëmbimeve tregatare dhe lidhjeve me Italinë regjistrohet si vendi i dytë ballkanik pa asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Vendi i tretë është Qipro.

Ishulli në Mesdhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar ndoshta duke përfitur nga dy vendet e tjera fqinje Turqia dhe Siria të cilat gjithashtu nuk kanë asnjë rast të konfirmuar. Por vende afër saj si Libani apo Egjipti kanë nga 35 apo 55 raste të konfirmuara.

Check Also

Brukseli paralajmëron Francën për “lirinë e mediave”

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të …

Punonjësit me Covid-19/ Plas kaosi në aeroportin e Shanghai-t

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Shanghait u përfshi nga kaosi kur autoritetet urdhëruan një …

Bill Gates parashikon se kur do të përballemi me pandeminë e radhës

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka parashikuar se njerëzimi do të përballet sërish me një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *