Italia në pikun e pandemisë, shifrat e të infektuarve drejt rënies

Të dhënat e fundit nga fronti i luftës me koronavirusin në Itali konfirmojnë shpresën se kurba në grafikun e pandemisë do nisë rënien graduale dhe se çdo ditë e re do ketë informacione pozitive.

Një tjetër lajm i mirë vjen nga rajoni i Lombardisë ku veç tendencës në ulje të infeksioneve është ulur edhe numri i pacientëve që i nënshtrohen terapisë intensive.

Italia po e mund virusin. Karantina po jep rezultatet e pritura.

Sipas të gjitha matjeve nga autoritetet e shëndetit, epidemia në Itali tashme ka arritur pikun.

Instituti Italian i Shëndetit Publik deklaroi se indeksi i transmetimit të virusit po zbret afër shifrës 1, që do të thotë se 1 i prekur infekton potencialisht vetëm 1 tjetër.

Rrjedhimisht kurba e të infektuarëve ka arritur majën e sheshtë dhe nga këtej e tutje pritet të fillojë rënia graduale.

Numri i të infektuarëve në Lombardi ka shënuar rënie për të disatën ditë rresht.

Për herë të parë në këtë rajon numri i pacientëve në terapi intensive, jo vetëm që nuk është rritur, por ka shënuar rënie.

Presidenti i Institutit të lartë të shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se masat e distancimit social duhet të vazhdojnë derisa indeksi i transmetimit të bjerë në 0.5, çka nënkupton vënien totalisht të epidemisë në kontroll.

Check Also

Kopshti Botanik do të mbetet në pronësi të Universitetit të Tiranës dhe FSHN

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore lidhur me pronësinë e koshtit Botanik që me …

Arrestimet në Flotën Detare, përgjimet zbulojnë skandalin: 5 ushtarakët veshën me jelekë trafikantët e klandestinëve

Efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë pajisur me jelekë shpëtimi trafikantët që tentuan të transportojnë në …

Të investosh në borxhin e qeverisë; Individët blenë 22 milionë euro në obligacione për tremujorin

Individët rritën sërish investimet në obligacionet e qeverisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *