Ish-ministri grek i Financave njofton publikimin e regjistrimeve të fshehta në takimet me Eurogrupin

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka deklaruar se posedon regjistrimet diskutimeve mes palës greke dhe përfaqësuesve të Eurogrupit në vitin 2015 dhe madje do t’i bëjë publike ato. Në një dalje në Parlamentin grek, Varoufakis kërkoi që legjislativi grek të pranojë regjistrimet për të diskutuar mbi to, por drejtuesi i Parlamenti grek, Costa Tasoulas, ka refuzuar kërkesën duke cilësuar letrën e ish-ministrit si të papranueshme. Vetë Varoufakis ka referuar vendimin e Gjykatës Supreme Greke sipas të cilës regjistrimit janë legale dhe nuk cenojnë sferën e privatësisë.

Lëvizja ime për të dorëzuar regjistrimit Parlamentit do të privonte ju nga e drejta për të gënjyer për atë se çfarë ndodhi me Eurogrupin që donte të poshtëronte Greqinë

ka thënë Varoufakis.

Pas vendimit të Parlamentit, ish-ministri që i ka kryer regjistrimet personalisht dhe në fshehtësi ka bërë të ditur se do t’i publikojë ato në fund të muajit shkurt. Partia e tij, MeRA25, ka sqaruar ndër të tjera arsyet e këtij veprimi:

Askush nuk ka të drejtë të privojë një parlament Sovran, apo qytetarët nga e drejta e informimit. E vërteta na bën të lirë, sqaron kush qëndron në njërën anë apo në tjetrën…Në ndryshim nga propaganda e establishmentit, Schauble, Sijsselbloem, Draghi, Lagarde me kompani erdhën në takimin e Eurogrupit pa asnjë propozim, madje duke refuzuar me kokfortësi propozimet greke. Këto regjistrime e provojnë një gjë të tillë pa asnjë dyshim

Akti i Varoufakis me gjasë do të zbulojë shumëçka edhe për qëndrimet e ish-kryeminsitrit grek, Alexis Tsipras, që pasi mori referendumin për t’i thënë Jo BE-së, bëri të kundërtën. Duke nxjerrë asokohe jashtë loje Varoufakisin.

Check Also

Brukseli paralajmëron Francën për “lirinë e mediave”

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të …

Punonjësit me Covid-19/ Plas kaosi në aeroportin e Shanghai-t

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Shanghait u përfshi nga kaosi kur autoritetet urdhëruan një …

Bill Gates parashikon se kur do të përballemi me pandeminë e radhës

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka parashikuar se njerëzimi do të përballet sërish me një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *