Irani liron përkohësisht 85,000 të burgosur, përfshirë ata politikë

Irani ka liruar përkohësisht rreth 85,000 të burgosur, duke përfshirë të burgosurit politikë në përgjigje të epidemisë së koronavirusi.

Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi ka arritur në 853 dhe gjithsej 14,991 njerëz janë konfirmuar të infektuar në të gjithë vendin, një nga shpërthimet më të këqija kombëtare jashtë Kinës, nga origjina e virusit të ri.

“Rreth 50% e të liruarve janë të burgosur që lidhen me sigurinë … Gjithashtu në burgje kemi ndërmarrë masa paraprake për të përballuar shpërthimin,” tha zëdhënësi Gholamhossein Esmaili.

Shumë iranianë kanë injoruar thirrjet e autoriteteve shëndetësore për të qëndruar në shtëpi por institucionet kanë mbyllur vendet e shenjta myslimane shiite të vendit dhe faltoret në Teheran dhe Qom, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të Iranit.

Check Also

Izraeli paralajmëron qytetarët të mos shkojnë në Turqi, kjo është arsyeja

Izraeli ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi, duke përmendur kërcënimet …

“Fortesa” financiare ruse s’mund t’i përballojë sanksionet në afatgjatë

Rusia ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke krijuar mbrojtje të jashtëzakonshme financiare, megjithatë në …

Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Merrni pushtetin dhe largoni Zelenskyn

“Ndoshta hera e fundit që më shihni të gjallë”. Kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *