Holanda vijon me ndalim qarkullimin gjatë natës, lehtëson disa masa

Holanda do të vijojë me ndalim qarkullimin gjatë natës dhe për tre javë ndërsa do të lehtësojë disa masa të tjera, njoftoi të martën kryeministri Mark Rutte.

Shkollat dhe gjimnazet do të rifillojnë pjesërisht në klasa që prej 1 marsit.

Ndërkohë që parukeritë, sallonet e bukurisë dhe qendrat e masazheve do të rifillojë punën me 3 mars.

Ndalim qarkullimi në Hollandë është prej orës 21:00 deri në 04:00.

Shifrat e innfeksionit në Hollandë mbeten të larta. Të martën autoritetet shëndetësore raportuan se numri i të infektuarve është rritur me 19 përqind.

Ndërkohë është vërejtur një ulje e pacientëve në spital.

Check Also

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e dëbon dhjetë diplomatë

Presidenti i SHBA-së Biden nënshkroi një dekret të enjten duke vendosur sanksione të reja ndaj …

Greqia merr dozat e para të vaksinës Johnson&Johnson

Greqia do të marrë dozat e para të vaksinës Johnson & Johnson të mërkurën dhe …

“Terrorizëm bërthamor” – Irani raporton për një sulm në impiantin e Natanz një ditë pasi filloi pasurimi i uraniumit

Impianti bërthamor i Natanz i Iranit u godit nga një sulm ‘terrorist’ të dielën, tha …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *