Mjeku infeksionist kryesor në Francë ka deklaruar se vendi nuk është gati për masa lehtësimi edhe për shumë javë të tjera për shkak të përhapjes së rasteve me koronavirus dhe frikës se massat e lehtësimit do të sillnin një situatë më të rëndë pandemie.
Mediat franceze citojnë burime nga presidenca e Macron se fundi i bllokimit nuk do të jetë me 10 maj siç ishte bërë parashikimi më parë. Megjithatë presidenti Emmanuel Macron do të dalë sonte në një deklaratë, ku do të njoftojë se çfarë do ndodhë pas javës së katërt të izolimit. Flitet që bllokimi do zgjasë edhe për të paktën katër javë të tjera, ndërsa për të moshuarit si kategoria më e rrezikuar, do të zgjasë akoma më shumë.
Para se presidenti të flaës, do të duartrokiten për dy minuta mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin. Nga Macron pritet që periudha e izolimit të zgjasë edhe pas 10 maj.
Në Francë 132,591 raste, 14,393 viktima, 27,186 të shëruar dhe 6,845 në gjendje kritike. Raste aktive me koronavirus janë 91,012./ France 24.