Erdogan pret Vuçiç në vilën e tij në Stamboll, diskutim edhe për Kosovën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tjaip Erdogan, priti në vilën e tij në Stamboll, homologun serb, Aleksandër Vuçiç.

Ata biseduan për një sërë çështjesh në takimin që zgjati rreth dy orë. Erdogan nuk dha shumë detaje, ndryshe nga Vuçiç. Presidenti serb konfirmoi se palët diskutuan për dialogun Prishtinë-Beograd dhe rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje kompromisi.

Vlen të theksohet se kjo vizitë e Vuçiç vjen pasi Erdogan tha se do të ndihmojë Kosovën në arritjen e njohjeve të reja për pavarësinë. Ndër të tjera, dy presidentët folën edhe për thellimin e bashkëpunimit në një sërë fushash, por me fokus të veçantë në ekonomi.

Vuçiç nënvizoi se në vitin e fundit, niveli I shkëmbimeve tregtare ishte në 1.3 miliardë euro, ndërsa paraqiti synimin që këtë vit të jetë 2 miliardë. Ndër të tjera paralajmëroi dhe një vizitë zyrtare të presidentit turk në Serbi brenda këtij viti.

Check Also

Britania njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit

3 javë nga vendimi i Bashkimit Europian edhe Britania e Madhe ka vendosur të njohë …

CIA pranon se është “ndryshkur”

Një numër i madh bashkëpunëtorësh të CIA-s janë vrarë ose kanë kaluar në anën e …

NATO dëbon tetë diplomatë rusë

NATO-ja dëboi tetë diplomatë rusë dhe planifikon përgjysmimin e misionit vëzhgues të Rusisë në aleancën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *