Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive “tmerron” shikuesit me atë çka thotë për koronavirusin

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Michael Osterholm shpjegon virusin Covid-19, sa i rrezikshëm është dhe çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Në një intervistë për Joe Rogan, Osterholm tha se SHBA dhe e gjithë bota nuk është gati për të përballuar pandeminë. Ai tha se virusi nuk duhet nënvlerësuar dhe nuk duhet konsideruar vetëm si sëmundje e të moshuarve, raporton newsbomb.al.

Pjesë nga deklaratat e ekspertit Michael Osterholm:

“Kjo vepron si influenza, si diçka shpërndahet shumë-shumë lehtë përmes ajrit. Ne tani kemi të dhëna që tregojnë se je i infektuar përpara se të jesh sëmurë. Dhe në disa raste, tepër i infektuar, të marrësh frymë është vetëm ajo çka duhet të bësh. Pra nga kjo prespektivë e kuptoj pse njerëzit thonë që “gripi vret më shumë çdo vit sesa kjo”, dhe ne i kujtojmë njerëzit që është vetëm fillimi.

Me hamendësimin tonë bazuar në të dhënat e limituara që kemi deri tani, kjo mund të jetë të paktën 10 deri në 15 herë më i rëndë se gripi sezonal, në tërma të vdekjeve.

Unë kam sjellë disa numra në fakt: Ne llogarisim në mënyrë konservatore që mund të kërkojë 48 milion hospitalizime, 96 milion raste dhe rreth 480 mijë vdekje që mund të ndodhin gjatë 3 deri në 7 muajt e ardhshëm.

Pra kjo nuk është diçka që duhet marrë me lehtësi, pra mund të thuash që ka patur 10 vdekje, apo 15 vdekje, apo 50, por mbaj mend që dy javë më parë nuk po flisnim për asnjë rast në SHBA. Dhe tani që po kryejnë testimet po shohin sesi numrat po rriten në mënyrë astronomike.

Tre javë më parë Italia po jetonte e qetë, tani janë të bllokuar. Kjo është e keqja me sëmundjet infektive se mund të përhapen shumë shpejt. Përmes një e-maili nga një mjek në spitalin e Milanos, na ka thënë se zgjedhin kë duhet të lënë të vdesë dhe nuk i kontrollojnë më mjekët për infektim se u dihen në punë. ai tha se po shohin shumë çështje në moshat 40-vjeçare, pra duhet të ndalojmë së menduari se kjo është një sëmundje vetëm për të mëshuarit. Po ndodh në Itali, po ndodh në Seattle, po ndodh kudo në botë.

Check Also

Brukseli paralajmëron Francën për “lirinë e mediave”

Gazetarët francezë dhe organizatat për lirinë e mediave janë duke e kundërshtuar një projektligj të …

Punonjësit me Covid-19/ Plas kaosi në aeroportin e Shanghai-t

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Shanghait u përfshi nga kaosi kur autoritetet urdhëruan një …

Bill Gates parashikon se kur do të përballemi me pandeminë e radhës

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka parashikuar se njerëzimi do të përballet sërish me një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *