“E dyta në botë”/ Pse po vdesin kaq shumë nga Covid-19 në Itali?

Italia është tërësisht e izoluar, pasi numri i rasteve të COVID-19 po shënon rritje. Sipas mediave të huaja, me më shumë se 10,000 raste, Italia qëndron në vend të dytë në botë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Vendi e parë e mban Kina, shteti ku lindi ky virus vdekjeprurës.

Pra, çfarë ka bërë që Italia dhe njerëzit e saj që të jenë në rrezik më të madh për sëmundje të rënda?

Një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në shpërndarjen e moshave të popullsisë së Italisë.

Për shembull, Italia ka një popullsi më të vjetër, me një përqindje më të madhe të të rriturve mbi moshën 65 vjeç, duke lënë pas edhe SHBA-në.

Ndërsa sipas një shkrimi të “Daily Mail”, Italia ka popullsinë më të madhe të të moshuarve në Evropë, me gati një të katërtën e njerëzve (22 për qind) të moshës 65 vjeç ose më të vjetër.

Dhe mosha mesatare është 46.5 vjeç, sipas CIA, e pesta më e lartë në botë.

Dhe mosha, dihet se është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut, sepse sistemi imunitar dhe mushkëritë janë natyrisht më të dobët, kështu që trupi është më pak i aftë të heqë pneumoninë, të cilën virusi e shkakton në shumë raste.

Në këtë drejtim, presidenti lokal i Lombardisë, Attilio Fontana konfirmoi: ‘Të gjitha vdekjet që kemi pasur janë ose njerëz të moshuar ose njerëz shumë të sëmurë”.

Një faktor tjetër rreziku mund të lidhet me pirjen e duhanit.

COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes që mund të çojë në pneumoni, dështim të frymëmarrjes dhe, në rastet më të këqija, vdekje.

Pirja e duhanit dihet se dëmton funksionin e mushkërive dhe sistemin imunitar, duke kontribuar në sëmundje më të rënda të frymëmarrjes. Një studim i fundit thekson se më shumë se 21% e italianëve janë duhanpirës.

Check Also

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët, ambasada: Ja kushtet e reja

Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufijtë e saj për të gjithë udhëtarët shqiptarë, …

Largohet nga detyra e drejtorit të Albpetrol, Flamur Mato

Largohet nga detyra drejtuesi i Albpetrol, Flamur Mato, i cili zëvendësoi pak muaj më parë, …

Koçi në SPAK: Bota e krimit në Fier, lidhje të konsoliduar me politikën, zyrtarëve u dhëmbi deklarata ime

Ish-zv.Ministri i Mbrojtjes, aktualisht kryetar i emëruar i PS-së për Fierin, Petro Koçi, dëshmoi për …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *