Donald Trump, e di se kush është autori anonim i librit që kritikon presidentin

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai e di se kush është zyrtari i administratës i paraqitur si anonim që shkroi një ese në gazetën New York Times dhe më vonë një libër kritik për presidentin.

I pyetur për autorin, të cilit në Uashington i referohen si “anonimi”,Presidenti Trump u tha gazetarëve jashtë avionit Air Force One: “Unë e di kush është. Nuk mund t’jua them emrin, por e di kush është”.

Identiteti i anonimit mbetet i panjohur për publikun. Në shtator 2018, ai botoi një opinion në gazetën New York Times, dhe në vitin 2019 publikoi librin e quajtur “A Warning”. (Një paralajmërim).

Presidenti Trump, i cili vazhdimisht e kritikon median amerikane, bëri thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë për gazetën New York Times dhe tha se po mendonte të merrte masa kundër gazetës pas botimit të opinionit.

Disa zyrtarë të njohur të administratës Trump, duke përfshirë sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin e mbrojtjes në atë kohë Jim Mattis, kanë mohuar se janë “anonimi”.

Autori anonim shkruante se përpjekja e një rrethi të ngushtë zyrtarësh për ta hequr zotin Trump nga presidenca u hodh poshtë për të shmangur një krizë kushtetuese.

Megjithëse libri ishte në serinë e më shiturve për javë të tëra, kritikët e quajtën autorin oportunist dhe njeri pa kurajon për të dalë hapur.

Check Also

BE miraton konkluzionet, konferenca e anëtarësimit shtyhet për në mars

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë të hënën përfundimet për procesin e zgjerimit, …

Merkel s’premton negociata për Shqipërinë: Shpresoj me Maqedoninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh …

Shpërndarja e mandateve të deputetëve, Tirana i merr dy Dibrës dhe Gjirokastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur projektvendimin për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *