Diplomati Eliot Engel kritikon ashpër qasjen e SHBA-së mbi Kosovën

Nuk pranon të komentojë se cila parti duhet të udheheqë Kosovën, por Kryetari i Komitetit për Marëdhënie me Jashtë Eliot Engel shprehet kritik për mënyrën se si administrata e Presidentit amerikan po përdorë sipas tij, taktika të ashpëra kundrejt Kosovës, për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Po shqetësohem gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që po i përdor administrata Trump kundrejt Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej shumë kohësh tashmë që Kosova të heqë taksën. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që ta linte qeverinë e re, e cila po përballej me pandeminë, që të plotësonte radhët e agjencive dhe të vendoste procedurat e brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë, për tarifat mbi Serbinë”, tha Engel.

Për Eliot Engel, ka arsye të pranueshme se përse Kosova duhet të heqë tarifat, kryesisht pasi ato më shumë po e dëmtojnë Kosovën sesa po i “ofrojnë ndonjë levë për arritjen e marrëveshjejes së paqes me Serbinë – thotë ai.

Por, ai këshillon që në vend të përdorimit të taktikave të rrepta me një shtet mik, që mbështetet tek përkrahja jonë, SHBA-ja duhet të punonte me durim me qeverinë, tani në largim, të Kosovvës – ashtu sikurse mundi të punojë me qeverinë e mëparshme të Kosovës

“Për më tepër, presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saj është tejet i disbalancuar. Diplomatët serbë janë duke shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta heqin njohjen për Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve, i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-ës, këto blerje armësh kërkojnë prej Administratës që të vërë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’i japi fund përpjekjeve të veta për heqjen e njohjes”, theksoi ai.

Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane sipas Kryetari i Komitetit për Marëdhënie me Jashtë dhe ajo që ai këshillon për t’u korrigjuar është ribalancimi i qasjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përballë Serbisë dhe Kosovës.

Check Also

Kina i përgjigjet SHBA-së pas akuzave se ka lidhje me hakerat që sulmuan Microsoft: Uashingtoni të përgjigjet për përgjimin e aleatëve

Ministria e Jashtme e Kinës i është kundërpërgjigjur SHBA-së dhe aleatëve të saj, duke pretenduar …

Ish-këshilltari akuza të forta ndaj Johnsonit: Kryeministri s’vendoste masa sepse thoshte se “po vdesin vetëm pleqtë”

Kryeministri britanik Boris Johnson nguronte vitin e kaluar të shtrëngonte kufizimet e Covid-19 kur rastet …

Franca goditet nga vala e katërt e virusit, rriten me 150% të infektuarit

“Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi që këtë herë është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *