Covid-19 shënon 597,458 të infektuar dhe 27,370 viktima në të gjithë botën

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.

Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 597,458 ndërkohë që numri i viktimave është 27,370 persona.

Shenjë e mirë është se edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 133,373 persona janë kuruar.

Vendi më i prekur në botë është Italia me 9,134 viktima dhe 86,498 të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 969 viktima.

Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 5,138 viktima dhe 65,719 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 104,256 duke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,704.

Në Shqipëri janë shënuar 9 viktima dhe 186 të infektuar me Covid-19.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve

Italia: 86,498 të infektuar dhe 9,134 viktima

Spanja: 65,719 të infektuar dhe 5,138 viktima

Kina: 81,394 të infektuar dhe 3,295 viktima

SHBA: 85,594 të infektuar dhe 1,130 viktima

Gjermani: 50,871 të infektuar dhe 351 viktima

Iran: 29,406 të infektuar dhe 2,234 viktima

Check Also

Plan për të sulmuar Vis Martinaj, një shef në Policinë e Shtetit jepte informacion te “Doqja” e vëllezërit Duka

Sigurimi i informacioneve për lëvizjet jashtë shtetit të Ervis Martinaj dhe kalimin e tyre tek …

Rama ‘vodhi’ idenë e Erdogan/ Ku do i gjejë KM shqiptar 1 miliardë dollarë për 2 satelitët?!

“Qeshni, qeshni ju, po do e shikoni”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama …

Inceneratori, LSI çon në SPAK Lefter Kokën, deputetin e PS dhe kryebashkiakun e Fierit

LSI ka dorëzuar tre kallëzime në SPAK për ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit në lidhje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *