Covid 19/ Nuk zhvillohet betimi i presidentes së re greke, Katerini Saqelaropoulu

Presidenca greke bën me dije se ceremonia e betimit të presidentes së parë grua në vend, do të ndiqet vetëm prej 170 të pranishmeve, dhe jo prej mëse 1000 të ftuarve që zakonisht ajo zhvillohet.

Presidenca njoftoi se të pranishmit janë zgjedhur me kritere tepër të rrepta, dhe kërkoi mirëkuptimin e atyre që për shkaqe “madhore”,nuk do të jenë të pranishëm paraditen e sotme në parlamentin grek, ku edhe do të zhvillohet ceremonia.

Protokolli parashikon që të ftuarit të kalojnë në kontrolle të rrepta përpara se të hyjnë në salle, madje, me përjashtim të kryeministrit dhe pak anëtarëve të qeverisë, janë këshilluar të mos i japin dorën presidentes se re.

Do të mungojnë në këtë ceremoni edhe trupi diplomatik, ndërsa kryepeshkopi Jeronimos i cili do të beje bekimin e presidentes, do të jetë i shoqëruar me katër ose pesë priftërinj të tjerë.

Në vazhdim zonja Saqelaropoulou, do t’i drejtohet presidencës, ku do të marrë detyrën prej presidentit deri sot në detyrë, Prokopis Pavllopulos

Check Also

Sekretarja e parë e Ambasadës Zvicerane gjendet e vdekur, ra nga ndërtesa shumëkatëshe në Teheran

Gjendet e vdekur sekretarja e parë në ambasadën zvicerane në Teheran këtë të martë, pasi …

Raporti sekret – Ndaj diplomatëve amerikanë u kryen sulme misterioze me valë energjitike që në vitet ’90

Një raport i dalë së fundmi pretendon se ‘sulmet energjitike’ kundër diplomatëe amerikane janë kryer …

“Dëmtoi Kushtetutën, vendin dhe Partinë Republikane” – Mitt Romney fishkëllehet gjatë fjalës në kongresin e Utah

Mitt Romney kapi titujt e faqeve të para në mediat amerikane vitin e shkuar si …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *