“CoVid-19 me gjasë do të jetë sezonal, po zhvendoset drejt jugut”

Mjekët amerikanë njoftojnë se virusi i ri, CoVid-19 mund të kthehet në një sëmundje sezonale.

Anthony Fauci deklaroi dje se së fundmi po vihen re më shumë raste në hemisferën jugore çka lidhet aty me afrimin e klimës së ftohtë.

Nëse kjo ndodh, atëherë sipas tij është e pashmangshme që koronavirusi të kthehet edhe nëse tani ai ndalet.

Fauci, që drejton Institutin Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjet Infektive ka paralajmëruar se Amerika duhet të bëhet gati për një cikël të dytë.

Virusi ka ende shumë të panjohura, por duhet thënë se mobilizimi i burimeve për luftën kundër tij është i jashtëzakonshëm, edhe pse të gjithë kanë bërë me dije se vaksina, në rastin më të mirë do të kërkojë 18 muaj, çka do të thotë se ajo nuk do të jetë gati deri në tetorin e vitit 2021.

Pra kur hemisfera veriore të ketë përballur eventualisht edhe një cikël të dytë me CoVid-19.

Por të gjitha këto janë spekulime teorike dhe duhet të presim për atë që do të ndodhë.

Check Also

Si po përgjohen nga SPAK rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për t’u zbardhur, zyrtari i lartë tregon detajet

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati …

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *