Covid-19, Italia përgatitet për rinisjen e aktiviteteve dhe zbutjen e masave

Më në fund në Itali po shihen ulje të rasteve të reja të infeksionit në kurbën e epidemisë pas një faze të gjatë izolimi dhe ankthi.

Nëse në ditët në vijim konsolidohet kjo tendencë mund të thuhet se kthesa e shumëpritur povitive ka nisur, Italia ka shënuar më shumë see 17 mijë viktima, por prej një jave nurmi i vdekjeve dhe rasteve të reja ka ardhur duke u ulur.

Autoritetet e shëndetësisë në vend thonë se edhe nëse shifrat do bien shpejt koronavirusi do mbetet mes popullatës dhe se duhet të zbatohen me rigorozitet masat e distancimit shoqëror sepse çdo relaksim mund të nënkuptojë një rifillim të qarkullimit të koronavirusit.

Pas nje takimi virtual përmes një video konference midis kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe grupit tekniko shkencor për të diskutuar mbi vazhdimin e masave të izolimit, krei i qeverise tha se ‘Faza 2’ do të jetë e karakterizuar nga dy hapa: e para (pas të hënës së Pashkëve) do të ketë të bëjë me hapje të vogla të aktiviteteve të prodhimit, ndërsa e dyta (pas datës 4 maj) do të përfshijë një rimodelim tërësor të masave.

Në çdo rast, nuk u hipotezua asnjë datë por u theksua vetëm nevoja për maturi dhe gradualitet.

Gjithashtu mendohet se nëse situata epidemiologjike konfirmon ende trendin zbritës në numrat e grafikut të epidemisë do të rifillojë lëvizja e reduktuar dhe njerëzit do të dalin nga shtëpitë, por me shumë masa paraprake pasi koronavirusi ende nuk është mposhtur dhe duhet pritur të paktën mesi i muajit maj.

Për autoritetet është e kuptueshme se sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e vështirë mbajtja e njerëzve në shtëpi siç u dëshmua në fundjavë ku u vendosën rreth 10 mijë gjoba për thyerje të masave izoluese dhe duket se për të pirë një kafe në një bar apo për të ngrënë me miqtë në një restorant do duhet pritur akoma.

Check Also

Maqedonia e Veriut dëbon diplomatin rus, Moska zotohet për ‘hakmarrje’

Maqedonia e Veriut ka dëbuar një diplomat të ambasadës ruse në Shkup. Moska nga ana …

Zgjedhjet për kreun e PD-së, kreu i Komisionit Zgjedhor Gjana: Jemi të interesuar për proces të drejtë

Kreu i Komisionit Zgjedhor për kreun e PD-së, zgjedhje që do mbahen më 13 qershor, …

Kaso akuza KAS-it për mospranimin e kërkesës së PD-së për prova shtesë: Po fsheh masakrën zgjedhore të 25 prillit

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, ka akuzuar Komisionin e Ankimimeve e Sanksioneve se po …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *