CIA merr masa, dyshohet për një agjent të infektuar me COVID-19

Një punonjës i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në zonën e metrosë në Uashington dyshohet se mund të jetë infektuar me koronavirus, kjo për shkak të simptomave që ka shfaqur, raporton CNN.

Punonjësi i CIA nuk ishte i vendosur në periferi të Uashingtonit, ndërsa dyshohet se ai është infektuar pas disa udhëtimeve të fundit që kishte bërë.

Ndërkohë CIA ka dhënë një urdhër pa afat për të gjithë punonjësit, duke ndaluar të gjitha udhëtimet në vendet kritike, po ashtu edhe të gjitha ceremonitë, konferencat e brendshme, të gjitha vizitat jo të domosdoshme në godinat e agjencive në zonën e metrosë në Uashington, të cilat janë shtyrë deri më 10 Prill.

“Prioriteti i parë i CIA-s është siguria e oficerëve tanë dhe ne vazhdojmë të miratojmë masa në përputhje me udhëzimet për CDC dhe misionin tonë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e forcës sonë globale të punës”, tha zëdhënësi i CIA, Tim Barrett.

Check Also

COVAX dorëzon vaksinat e para në një moment historik

Covax ka dorëzuar dozat e para të vaksinave kundër Covid-19 në një moment historik për …

AstraZeneca përgënjeshtron Reuters: Sjellim 180 milionë doza deri në qershor

AstraZeneca konfirmoi të martën në darkë se do të furnizojë me 180 milion doza të …

Holanda vijon me ndalim qarkullimin gjatë natës, lehtëson disa masa

Holanda do të vijojë me ndalim qarkullimin gjatë natës dhe për tre javë ndërsa do …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *