Çekia mbyll restorantet dhe dyqanet

Qeveria e Republikës Çeke ka urdhëruar që të gjitha dyqanet të mbyllen për dhjetë ditë, duke nisur nga 14 marsi. Ky vendim nuk përfshin dyqanet ushqimore dhe farmacitë.

Këto masa vijnë pasi kryeministri çek, Andrej Babis më herët shpalli gjendje të jashtëzakonshme, duke mbyllur institucionet arsimore dhe tha se qytetarët dhe banorët rezidentë janë të ndaluar që të udhëtojnë jashtë vendit gjatë kësaj periudhe.

Zyrtarët çekë po ashtu kanë ndaluar shtetasit e huaj që të hyjnë në Çeki. Shtetet fqinje, Sllovakia dhe Polonia po ashtu kanë mbyllur kufijtë për udhëtarët e huaj.

“Ne po lëshojmë ndalesë për hyrje në shtet për të huajt, që prej mesnatës ndërmjet 15 dhe 16 marsit, përveç për ata persona që kanë leje qëndrimi apo leje për të qëndruar në shtet për 90 ditë”, tha Babis.

“Është një masë e ashpër, por ne mendojmë se mund të kontribuojë në ndaljen e përhapjes së koronavirusit”, shtoi Babis.

Në Republikën Çeke janë konfirmuar të paktën 150 raste me koronavirus dhe deri më tani asnjë vdekje nuk është raportuar./REL

Check Also

Izraeli paralajmëron qytetarët të mos shkojnë në Turqi, kjo është arsyeja

Izraeli ka paralajmëruar qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi, duke përmendur kërcënimet …

“Fortesa” financiare ruse s’mund t’i përballojë sanksionet në afatgjatë

Rusia ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke krijuar mbrojtje të jashtëzakonshme financiare, megjithatë në …

Putin thirrje ushtrisë ukrainase: Merrni pushtetin dhe largoni Zelenskyn

“Ndoshta hera e fundit që më shihni të gjallë”. Kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *