Britania e Madhe thërret 250,000 vullnetarë për të luftuar koronavirusin

Qeveria britanike u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen si vullnetarë për të ndihmuar sistemin shëndetësor në luftën kundër koronavirusit.

Në një deklaratë pasditen e së martës, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u shpreh se Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë i duhen 250 mijë vullnetarë.

Momentalisht i janë përgjigjur thirrjes rreth 11 788 persona, të cilët sipas Hancock kanë shërbyer në mënyrë tejet të suksesshme.

Thirrja e qeverisë britanike bëhet në një moment kur prej koronavirusit kanë vdekur 422 persona, 87 vetëm 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve në Britaninë e Madhe ka shkuar në 8 077 persona, ndërsa në rang botëror po i afrohet 400 mijë të infektuarve.

Check Also

Britania njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit

3 javë nga vendimi i Bashkimit Europian edhe Britania e Madhe ka vendosur të njohë …

CIA pranon se është “ndryshkur”

Një numër i madh bashkëpunëtorësh të CIA-s janë vrarë ose kanë kaluar në anën e …

NATO dëbon tetë diplomatë rusë

NATO-ja dëboi tetë diplomatë rusë dhe planifikon përgjysmimin e misionit vëzhgues të Rusisë në aleancën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *