Bloomberg i jep fund fushatës, rreshtohet në krahun e Biden

Pasi shpenzoi miliona dollarë për fushatën e tij elektorale, Michael Bloomberg vendosi të heqë dorë nga gara presidenciale.

“Tre muaj më parë, unë hyra në garën për president për të mundur Donald Trump. Sot jam duke u larguar prej saj për të njëjtën arsye”, shprehet Bloomberg përmes një deklarate për shtyp.

Sipas të dhënave nga mediat, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut shpenzoi gjatë kësaj kohe në fushatë rreth 409 milionë dollarë për të fituar nominimin mes demokratëve.

Megjithatë ai shprehet se do të mbështesë ish zv/presidentin Joe Biden në këtë garë.

“Gjithmonë kam besuar se për të mundur Donald Trump duhet të ketë një bashkim mes kandidatëve dhe pas votës së super të martës u bë shumë e qartë se ai kandidat është Joe Biden, një mik dhe amerikan i madh”, shtoi Bloomberg.

Të dhënat zyrtare nga Komisioni Federal Elektoral tregojnë se Bloomberg ka shpenzuar 409 milionë dollarë gjatë fushatës në muajin janar, por mendohet se ka hedhur para të tjera dhe në shkurt përpara votimit të së martës.

Pas publikimit të rezultateve zyrtare në 14 shtete, miliarderi arriti të fitonte vetëm në Samoan amerikane, ndërsa Joe Biden mori mbështetjen e 9 shteteve, një hap shumë i rëndësishëm ky për të fituar kandidaturën në radhën e demokratëve.

Check Also

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine …

Kriza e gazit në “dorë” të Rusisë

Ambasadori rus në BE i kërkon Europës të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, për të shmangur …

Presidenti i Çekisë përfundon në terapi intensive pas zgjedhjeve parlamentare

Menjëherë pas takimit të mbajtur me kryeministrin në detyrë Andrej Babis, pas zgjedhjeve të së …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *