Bioterrorizmi – rreziku i radhës, Bill Gates tregon hapat që duhen marrë

Bill Gates, i cili është njeriu i katërt më i pasur në botë, është shprehur së fundmi se ‘dhjetëra miliardë’ dollarë do të duhet të shpenzohen në drejtim të studimeve dhe investimeve në mënyrë që të përgatitemi për pandeminë e ardhshme.

Themeluesi i Microsoft ka paralajmëruar sulme bio-terroriste dhe i ka bërë thirrje udhëheqësve globalë të përdorin eksperimente dhe ‘lojëra me mikrobe’ në mënyrë që të përgatiten për atë që mund të vij.

Gates tha se qeveritë duhet të përgatiten për pandemitë e ardhshme si dhe sulmet terroriste me viruse duke investuar miliarda dollarë në këtë fushë.

Gjatë një interviste me drejtuesin e Komitetit të Shëndetësisë në Angli, Jeremy Hunt, Gates sugjerojë se ‘lojërat me mikrobe’ mund të përdoren në këtë rast për të praktikuar kundërpërgjigjen në rast se përballemi me të tilla sulme.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ngritjen e një task-force të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me vlerë një miliardë dollarëshe.

‘Duhet të pyesim veten OK, po sikur një BIO-terrorist të sjellë linë në 10 aeroporte të ndryshme? Më kuptoni, si do të reagonim ndaj kësaj?

Gjenden epidemi shumë më të këqija se ajo që kaluam gjatë vitit të shkuar, ndaj progresi që mund të bëjmë në shkencat mjekësore mund të na japë mjetet e duhura që e përmirësojnë situatën tonë në mënyrë dramatikë” – tha Gates.

Si përfundim, Gates deklaroi se pavarësisht kostove të larta të këtyre kërkimeve, ato mund të na çojnë drejt shpikjeve të reja apo edhe në kurën e gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera.

“Po shpresoj te shkruaj një libër në 5 vitet e ardhshme, të titulluar, ‘Ne JEMI gati për pandeminë e ardhshme’ por kjo do të kërkojë dhjetëra miliarda dollarë – SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë medoemos pjesë e kësaj,” – deklaroi Gates.

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *