Bilanci i sotëm në Itali: 683 viktima, mes tyre edhe 4 mjekë

Në Itali, 24 orët e fundit u konfirmuan 683 njerëz që humbën jetën pas infektimit nga koronavirusi. Po në këtë hark kohor janë identifikuar edhe 5210 persona të prekur nga ky virus.

Në komunikim u bë e ditur se 24 orët e fundit u shëruan edhe 1036 të prekur nga koronavirusi. Numri i të shëruarve ka shkuar në 9362 me shifrat e sotme.

Sot ka shkuar në 7503 numri i të vdekurve. Numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 64386.

Drejtoria e Emergjencave Civile të Italisë njoftoi anulimin për herë të parë që nga nisja e emergjencës, të konferencës së përditshme të orës 18.00.

Kjo drejtori njoftoi se kreu i saj Dr. Angelo Borreli është sëmurë, me temperaturë dhe ka kryer një test koronavirusi. Pak minuta para orës 18, drejtoria tha se ka vendosur ta zhvillojë konferencën me drejtorët e DPC Agostino Miozzo dhe Luigi D’Angelo.

Në komunikim u bë e ditur se 24 orët e fundit u shëruan edhe 1036 të prekur nga koronavirusi. Numri i të shëruarve ka shkuar në 9362 me shifrat e sotme.

Po sot u njoftua vdekja e katër mjekëve duke e çuar nl 29 numrin e mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Check Also

Zelenskij viziton Kharkivin dhe shkarkon shefin e sigurimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskij ka shkarkuar shefin e sigurimit në Kharkiv, pasi sipas tij “ai …

Arrestohet 10-vjeçari në Florida, kërcënoi se do të qëllonte me armë në shkollë

Një djalë 10-vjeçar u arrestua në Florida, pasi kërcënoi me të shtëna masive me mesazhe …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *