Bilanci i COVID-19 në gjithë globin: 8,970 viktima, mbi 200 mijë të prekur

Koronavirusi është kthyer tashmë një problem serioz në të gjithë botën.  Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 219,367 të tjerë.

Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Kina, aty ku u përhap për herë të parë koronavirusi është një nga shtetet më të prekura. Nurmi i viktimave ka shkuar në 3,245.

Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978persona.

Ndërkohë në Francë kanë humbur jetën 264 persona, në Gjermani 28 dhe në SHBA 155, raporton worldometers faqa që merret me të dhënat për numrin e viktimave nga koronavirusi.

Koronavirusi është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani numërohen 5 viktima, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka vetëm 43 persona të infektuar.

Po kështu edhe në Malin e Zi janë infektuar dy persona. Sa i përket Shqipërisë është njoftuar për 59 raste gjithsej, mes tyre dy viktima dhe një person është drejt shërimit.  Në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

 

Check Also

Confindustria kërkesë qeverisë: Shtyni afatin e regjistrimit të pronarëve deri më 30 qershor

“Confindustria” i ka bërë kërkesë qeverisë shqiptare që të shtyhet afati i shpalljes së pronarëve …

Basha: Fokusi, energjia e rinovueshme, leva kryesore për hapjen e 110 mijë vendeve të punës

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së …

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *