Bilanci botëror/ 2,859 viktima dhe 83,385 të infektuar në të gjithë botën

2,859 viktima dhe 83,385 të infektuar, ky është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën.

Ditën e djeshme, numri i vdekjeve në territorin e Kinës nga koronavirusi u rrit me 44. Prej tyre, 41 ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit. Ndërkohë, jashtë Kinës ka pasur 70 vdekje të raportuara, duke e rritur numrin global të viktimave në 2,859.

Në një kohë kur njerëzimi gjendet nën ethet e një virusi që duket se po gjen dita-ditës përherë e më shumë shtrirje, Kina numëron 2,788 të vdekur dhe 78,832 raste; Koreja e Jugut 13 viktima dhe 2,022 raste, Italia 17 viktima dhe 655 të prekur, Japonia 214 të infektuar dhe 5 të vdekur, Irani 245 të prekur dhe 26 viktima, Hong Kongu 93 raste dhe 2 të vdekur, SHBA 60 raste, Kuvajti 43 raste, Tailanda 40, Bahreini 33, Tajvani 34, Gjermania 49.

Check Also

Vetizolohet kryeministri kroat

Kryeministri kroat Andrej Plenković është vetizoluar pasi bashkëshortja e tij u infketuar me koronavirus. “Kryeministri …

Britania siguron 2 milionë doza të vaksinës Moderna

Britania ka siguruar 2 milionë doza të vaksinës antikovid të prodhuar nga Moderna, njoftoi qeveria …

Vuçiç mirënjohës ndaj Rusisë për tanket dhuratë: Po forcojmë ushtrinë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehu, të shtunën, mirënjohje për presidentin rus Vladimir Putin dhe Rusinë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *