Biden shfuqizon ndalimin e një pjese të mirë të kërkesave për kartë të gjelbër

Presidenti Joe Biden anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të kartës së gjelbër të hynin në SHBA.

Ish-Presidenti Trump e lëshoi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zoti Biden e hodhi poshtë atë arsyetim në një deklaratë që shfuqizonte ndalimin e vizave. Presidenti demokrat tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.

Demokrati Biden, ka premtuar të shfuqizojë shumë nga politikat e ashpra të imigracionit të zotit Trump. Grupet për mbrojtjen e imigrantëve kishin kërkuar javët e fundit që ai të hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin të skadonte më 31 mars.

Zoti Biden la në fuqi një tjetër masë që ndalon shumicën e punëtorëve të huaj të përkohshëm.

Në tetor, një gjykatës federal në Kaliforni bllokoi ndalimin e zotit Trump për ata punëtorë të huaj pasi prekte qindra mijëra biznese amerikane që e sfiduan atë vendim në gjykatë.

Curtis Morrison, një avokat imigracioni në Kaliforni, i cili përfaqëson personat e prekur nga ndalimi tha se zoti Biden tani do të duhet të trajtojë çështjen e një numri të madh kërkesash që janë zvarritur prej muajsh ndërsa pandemia ndërpreu pjesën më të madhe të procedurave nga Departamenti i Shtetit. Procesi mund të zgjasë me vite, tha ai.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Check Also

Shtëpia e Bardhë: Administrata Biden do rritë numrin e refugjatëve

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të rrisë numrin e refugjatëve që do të lejohen …

Gafa e Senatores amerikane, uron Rezervën e Forcave Ajrore me një foto të avionëve rusë

Senatorja Cindy Hyde-Smith fshiu një gabim të turpshëm, pasi përdoruesit e Tëitter vunë në dukje …

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e dëbon dhjetë diplomatë

Presidenti i SHBA-së Biden nënshkroi një dekret të enjten duke vendosur sanksione të reja ndaj …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *