BE emëron Miroslav Lajçakun si Përfaqësues Special për Dialogun Kosovë-Serbi

Të Premten, Këshilli i BE-së emëroi zotin Miroslav Lajçák si Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Ai do ta nisë detyrën menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh.

Në një njoftim për shtyp , Këshilli sqaroi se detyrat e Lajçakut do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve fqinjësore në Ballkanin Perëndimor dhe përmirësimi i efektivitetit të punës së BE-së në rajon.

Lajçaku ka qenë Ministri i Jashtëm i Sllovakisë (2012-2020), President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (2017-2018) dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Bosnje dhe Hercegovinën (20017-2009). Ai u propozua për pozicionin aktual nga Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell.

Kandidatura e tij për këtë post është kritikuar vazhdimisht nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por edhe nga ekspertë për rajonin e Ballkanit. Thaçi kritikoi ashpër BE-së që kishte caktuar Borrellin dhe Lajçakun – të dy nga vende që nuk e njohin Kosovën – për të lehtësuar arritjen e një marrëveshje ku Serbia ta njohë Kosovoën. Thaçi tha se ata nuk janë të besueshëm për këtë punë. Madje ai e akuzoi Lajçakun personalisht se ka ndaluar Sllovakinë të njohë Kosovën dhe ka votuar kundër anëtarësimit të saj në UNESCO kur ishte ministër i jashtëm. Presidenti i Kosovës preferon një marrveshje të mbikëqyrur nga SHBA dhe jo nga BE.

Check Also

Presidenti ukrainas, thirrje për masa më të ashpra ndaj Moskës

Raketat goditën kryeqytetin Kiev të premten ndërsa forcat ruse vazhduan të avancojnë. Ndërkohë autoritetet ukrainase …

Serbia nuk u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë – mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten mbrëma se Serbia nuk do t’u bashkohet …

Stoltenberg: Rusia i ka dhënë fund paqes në Europë, synimet e Kremlinit nuk mbarojnë me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg, pas samitit të Aleancës doli në një konferencë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *